Në një intervistë të dhënë për L’Equipe, Cristiano Ronaldo ka përkujtuar potencialin e Real Madridit dhe ka veçuar që ata janë akoma kampionët e Europës. ”Jemi kampionët e dy viteve të fundit, e kemi mbrojtur titullin. Kjo duhet respektuar. Besoj që kemi dëshmuar që kur duhet të jemi gati, ne jemi gati.”
Përveç aspektit sportiv, sulmuesi Portugez poashtu ka folur edhe për jetën personale: ”Unë nuk kritikoj personat që më pyesin për momentin që po kaloj. Më duket pak e çuditshme. Kur nuk shënoj, shkojnë dhe pyesin nënën time, vëllaun tim dhe motrën time. ‘Çfarë po ndodhë?”.
Ndërsa sa i përket faktit që është bërë përsëri baba, Cristiano e ka të qartë. ”Jam shumë i lumtur që kam njerëz pranë meje. Doja të kisha fëmijë. Për mua, një jetë pa fëmijë nuk është asgjë.”
Së fundmi, futbollisti Portugez e bëri të qartë, nëse dikush dyshonte, që ambicia e tij është të fitoje topin e 5-të të artë. ”Përderisa luaj, do të tentoj të fitoj gjithçka që mundem. Ëndërra ime është të fitoj Topin e 5-të të artë. Dhe në vitin që vjen do të luftoj përsëri.” /Albeu.com/










