Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka humbur një person të afërt në një moshë të re. Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë portugezi përmes një postimi në “Instagram” duke treguar se bashkëshortja e një miku të familjes së tij ka ndërruar jetë papritur.
CR7 ka ngushëlluar publikisht mikun e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë afër ashtu si në çdo vështirësi të tyre.
“Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë edhe futbollin,” ka shkruar Ronaldo.









