Cristiano Ronaldo në krizë te Juventusi

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një kohë mjaftë të vështirë te Juventusi dhe kjo duket të jetë periudha e tij e parë problematike në Torino.

Portugezi pushtoi kryetitujt për arsye negative mbrëmjen e së shtunës duke u larguar nga stadiumi Allianz Arena para përfundimit të ndeshjes së Juventusit kundër Milanit si pasojë e zëvendësimit në minutën e 55′, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht zemërimit të tij, klubi ka zgjedhur për të mos ndëshkuar yllin e tyre.

Por, La Gazzetta dello Sport ka shkruar se bartësi i fanellës me numër 7 është në krizën e tij të parë në Serie A dhe se Juventusi është i alarmuar.

Gazeta ka shpjeguar se Cristiano nuk është në formë, ka probleme fizike dhe dështon para portës teksa është duke përjetuar fillimin e sezonit më keq se vitet e fundit të karrierës së tij.

Sidoqoftë, Ronaldo tani gjendet në detyrë me skuadrën kombëtare të Portugalisë dhe synon t’i kthehet formës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu