Transaksioni i merkatos që mund të transferojë futbollistin e jashtëzakonshëm portugez Cristiano Ronaldo te Juventus, mund të shënojë një epokë futbollistike duke shkuar kështu përtej ngritjes së emrit të klubit bardhezi dhe të të gjithë Seria A.
Afrimi i kapitenit të Portugalisë do të ketë një impakt edhe jashtë fushe për klubin e Agnelli. Referuar asaj që raporton “Futboll dhe Financë” CR7 e ka mbyllur vitin 2017-2018 me 108 milionë fitime, prej të cilave 47 milionë falë sponsorizimeve: 30 milionë vetëm nga Nike me të cilin ka një kontratë të përjetshme, të cilëve u shtohen edhe milionat e fituar përmes Herbalife, Armani, Samsung, Mtg, American Tourister dhe bizneseve të tjera.
Kështu, vlera e pasurisë së talentit të Real Madrid arrin në 280 milionë nëse merren në konsideratë edhe të ardhurat nga rrjetet sociale, milionat e ndjekësve që Ronaldo ka në Instagram, Facebook dhe Twitter arkëtojnë shumë në favor të portugezit.
Tërmeti mediatic i krijuar nga lajmi për transfemin e mundshëm të Cristiano Ronaldos te Juventus ka patur pasoja edhe në bursë. Titulli i Juves e ka mbyllur ditën e djeshme me një rritje +3,2%, vlera më e lartë e arritur në katër muajt e fundit, madje në orët e para të lajmit për transferimin e mundshëm, vlera ishte rritur edhe më shumë, duke arritur kuotën +5,89%.