Ditën e sotme në protestën e opozitës së bashkuar morën pjesë qindra mijëra shqiptarë.
Fatmirësisht, protesta e cila zgjati gati 2 orë ishte e qetë dhe pa incidente.
Mes protestuesve, tërhoqi vëmendjen një protestues me rroba të bardha.
Ai tha se i ishte bashkuar protestës së opozitës vetëm për interesa ekonomike dhe se nuk i interesonte asnjë parti politike.
“Diktator u solle ti po qajnë nënat për fëmijë i kanë ikur në Gjermani.
Çohu popull” si dhe “Vllazën demokracia në rrezik, poshtë diktatori”, ishin disa nga parrulat e shkruara në rrobat e protestuesit. /albeu











