Pas këngës rok të kënduar nga mesfushori Astrit Ajdareviç, në ekipin Kombëtar mbrëmjen e sotme është ndërruar rryma e muzikës duke kaluar te këngët e Shqipërisë së mesme
Protagonist i mbrëmjes ka qenë pikërisht përgjegjësi i bazës materiale, Fatos Kademi, i cili ka përshëndetur çunat e Kombëtares me këngën e famshme “Tate, tate du fustan”.
Për të na përcjellë disa momente live nga atmosfera ka menduar mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, nëpërmjet një video të shkurtër në Instagram. /albeu.com/










