Daçiç: Do të mbrojmë popullin serb në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se lufta e vështirë diplomatike dhe politike lidhur me mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit do të vazhdojë edhe në vitin 2023.

“Fatkeqësisht kjo është një temë me të cilën do të merremi edhe në periudhën në vijim, them, fatkeqësisht, sepse sigurisht që do të përballemi me vazhdimin e presionit, standardeve të dyfishta, shantazheve, që të kemi synime të tjera, si integrimi evropian apo vendosja e marrëdhënieve më të mira me disa vende të rëndësishme në skenën politike ndërkombëtare, padyshim do të kushtëzohen gjatë dialogut me Prishtinën”, tha Daçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu