Daçiç kërkon zgjidhje politike me Kosovën, e pranon se ekonomia ka qenë forcë shtytëse

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është e vërtetë që ekonomia ka një forcë shtytëse në zgjidhjen e problemit midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai beson se Serbia nuk do të dalë nga problemi me Kosovën derisa të arrihet zgjidhje politike mes dy vendeve.

Sipas tij, hapi tjetër duhet të jetë të shihet se cilat janë zgjidhjet e mundshme politike dhe “sipas forcës së atyre që qëndrojnë pas saj, një zgjidhje e drejtë duhet të pranohet për këtë çështje”.

Në anën tjetër, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi së bashku me 13 persona të tjerë zyrtarë amerikanë ka qëndruar dy ditët e fundit në Kosovë dhe në Serbi.

Ai ka ardhur këtu për të firmosur marrëveshjet ekonomike me dy vendet në fjalë pas arritjes së një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu