Daçiç për ndryshimin e kufinjve: Nuk duhet humbur, kjo është një mundësi historike për popullin tonë (VIDEO)

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç në një intervistë për televizionin publik të Serbisë ka deklaruar se kanë arritur të ndryshojnë pozicionin e betonizuar të disa vendeve perëndimore që konsideronin se çështja e Kosovës ka mbaruar.

Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të disa vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën pasi u konsiderua se kjo çështje ishte zgjidhur tashmë, dhjetë vjet më parë u shpallë shtet dhe këto vende perëndimore e kishin njohur – tha Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Duke komentuar bisedën telefonike të kancelares Gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të SHBA-së Donal Trump mbi Ballkanin Perëndimor, Daçiç tha se tani është një shans historik që të marrin diçka për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë

Ne kemi një mundësi historike për të marrë diçka për popullin tonë dhe qytetarët tanë në Kosovë. Sigurisht që mund ta hedhim poshtë këtë mundësi, por qe nuk duhet të paraqitemi krejt të pakuptimtë se askush nuk na ofron që Kosova të qëndrojë në kuadër të kufijve të Serbisë – tha Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Çështja e Kosovës u hap edhe në bisedën telefonike të Kancelares Angela Merkel dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, bisedë kjo e cila vjen në kohën kur flitet për ndryshim të mundshëm kufijve mes dy vendeve. Kjo ide nuk u prit edhe aq mirë, e sidomos nga vetë Kancelarja Angela Merkel./Alsat-M

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu