Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se pendimi i presidentit çek Milos Zeman për bombardimin e Serbisë më 1999’n ishte gjest i ndershëm që duhet ta bëjnë edhe të gjitha shtetet tjera që sulmuan.
“Një kërkim falje të tillë të ndershme duhet ta dërgojnë të gjitha shtetet që na bombarduan. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë, që nga Sekretari Përgjithshëm i NATO’s, Përfaqësuesi i lartë i BE’së, e SHBA, Britania e Madhe, Franca të tjerët” ka thënë Daçiq.
Ai provoi t’i shmanget temës duke shtuar se nuk po kërkon falje të pushtetit të asaj kohe në Serbi për diçka që i akuzojnë, por kërkim falje të popullit serb.
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, në shtetin e vet përballet me protesta e kritika të vazhdueshme për simpatinë e tij pro-ruse. Kjo është shprehur edhe në rastin e fundit në konfliktin me Rusinë pas zbulimit se agjentë rus të GRU kishin kryer operacion në një bazë ushtarake çeke ku kishin mbetur të ekzekutuar katër shtetas çekë. Zeman nuk e ka thënë asnjë fjalë për incidentin.









