Daçiq: Referendumi nuk ka të bëjë me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë nuk ka të bëjë fare me Kosovën dhe as me preambulën e Kushtetutës së Serbisë.

Sipas tij, ka të bëjë me atë se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet nga organet e larta prokuroriale dhe gjyqësore dhe jo nga parlamenti.

Ai shtoi se gënjeshtrat duhet të largohen rreth asaj se referendumi ka të bëjë me Kosovën. Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë tha se SPS do të mbajë një kongres vitin e ardhshëm, por sigurisht që nuk do të jetë para zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu