Daçiq: Thaçi 99 për qind pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale

99% pritet që të ndodhë arrestimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Kështu ka propaganduar, krye-diplomati serb, Ivica Daçiq.

Ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind”, u shreh Daçiq.

Ai theksoi se nuk duhet të gëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë prova.

“Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez”, tha ai.

“Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu