Suprizë e hidhur për biznesmenin milanez: Gruaja e tij e zhdukur, “Miss Ukraina”, ka rindërtuar një jetë nga e para pa të në Nju Jork – dhe Gianluca Cervara e zbuloi të gjithën përmes Instagram.
Anna Zayachkivska u largua nga shtëpia në 1 korrik kur i tha bashkëshortit të saj se “po dilte për të marrë pak ajër të pastër”, dhe nuk u kthye më kurrë.
Italiani i shqetësuar raportoi zhdukjen e modeles së suksesshme në polici, me të cilën ishte i martuar për 7 muaj.
Ai nuk dinte asgjë deri në momentin që pa një foto në Instagram të bukuroshes, e cila kishte nisur një karrierë si aktore në Nju Jork, nën shoqërinë e disa mikeshave dhe një burri tjetër.
Mesa duket, Zayachkivska la modelingun dhe u largua krejt spontanisht: me një telefon celular, 6 mijë euro kesh dhe dokumentet e saj.
Avokatja e sipërmarrësit, Laura Cossar, ashtu siç raportohet dhe nga Repubblica, tha: “Nga mesazhet e tyre dhe prova të tjera, çifti shkonte shumë mirë. Gjesti i gruas është vërtet i pashpjegueshëm”.