Dalin banknota të reja polimere prej 10 dhe 50 denarë (VIDEO)

Prej ditës së martë qytetarët nuk do të munden t’i përdorin bankënotat e vjetra prej 10 dhe 50 denarë. Tregtarët do t’i pranojnë vetëm bankënotat e reja polimere me këtë vlerë. Ndërrimin prej 15 majit të këtij viti, deri më datën e njëjtë të vitit të ardhshëm do ta bëjnë bankat afariste në vend, ndërsa pas kësaj periudhe këtë do ta bëjë Banka Popullore. Në ndërkohë monedhat prej 10 dhe 50 denarë vazhdojnë të mbeten në qarkullim.
Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve as që janë të informuar se prej ditës së martë nuk do të munden të paguajnë me bankënotat e vjetra si dhe deri kur dhe ku mund t’i ndërrojnë të njëjtat.

A e dini se nga dita e martë në qarkullim do të ketë para të reja?
– Jo, nuk e dimë, nuk kemi informata.
– Jo, jo, vetëm prej juve dëgjojmë.
– jo, jo nuk kemi dëgjuar.
– Nuk kam para të tilla, le t’i risin pensionet.
A keni 10 denarë dhe 50 denarë të letrës. A i shfrytëzoni?
– Nuk kam jo.
– Ne nuk mundëm të bëjmë asgjë me monedha e lere më me para plastike.
– Kisha bankënota, por harxhohen.

Banka Popullore që vitin e kaluar paralajmëroi se do të shtypen bankënota të reja prej 10 dhe 50 denarë të cilat këtë vit do t’i zëvendësojnë paratë e letrës. Ndërrimin e këtyre parave nga Banka Qendrore e arsyetojnë me faktin se bankënota polimere nuk dëmtohen lehtë dhe kanë kohëzgjatje më të madhe.
Këto para do të mund të përdoren për pagesë në dorë, në aparatet për pije dhe ushqim dhe pagesa tjera, por pasi kompanitë që i vendosin këto aparate në Maqedoni t’i aftësojnë softuerët për bankënota polimere. Me prodhimin e bankënotave nga polimeri, vlerësojnë nga BPRM, përveç që ulen shpenzimet e Bankës Qendrore, gjithashtu mbrohet ambienti jetësor. Ndryshe, paratë e letrës prej 10 dhe 50 denarë shfrytëzohen nga viti 1993.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu