Dalin datat e El Clasicos për këtë sezon

Sot është publikuar lista e ndeshjeve për sezonin 2018/2019 të La Ligës. ‘El Clasico’ e parë do të luhet më 28 tetor në Camp Nou, ndërsa ndeshja kthyese do të mbahet më 3 mars në kryeqytetin spanjoll.

Për herë të parë në La Liga, lista e ndeshjeve nuk do të jetë simetrike. Kjo do të thotë që klubet spanjolle, në pjesën e dytë të sezonit, nuk do të luajnë kundër njëri-tjetrit me të njëjtën radhitje si në pjesën e parë.

Kampionët aktualë, Barcelona, do të luajnë ndeshjen e parë kundër Alavesit, Real Madridi do të përballet me Getafen, ndërsa Atletico Madridi do të udhëtojë për në Valencia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu