Dalin detajet për shkaqet e vdekjes së foshnjës në Shkup, ende hetohet nëse ka pasur gabim mjekësor

Pneumotoraksia masive dhe edema e trurit janë ndër shkaqet e vdekjes së foshnjës nga Haraçina, njofton Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Llazov, konfirmoi se është nisur një iniciativë për mbikëqyrje nga ekspertë që do të shqyrtojë të gjithë rastin.

“Iiciativë është paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë për të formuar komision ekspertësh që do të përcaktojë nëse ka pasur ndonjë mangësi në trajtimin e të porsalindurit”, tha Lazov.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme përcaktoi se pas lindjes me prerje cezariane, fëmija u vendos në terapi me antibiotikë dhe ventilim mekanik. Pavarësisht masave të marra për ringjallje pas përkeqësimit të papritur të gjendjes, mjekët nuk arritën ta shpëtojnë të porsalindurin.

Çështja mbetet e hapur deri në mbërritjen e gjetjeve të autopsisë, të cilat duhet të lokalizojnë me saktësi burimin e ndërlikimeve që çuan në rezultatin tragjik.

Autopsia gjithashtu tregoi se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë organ dhe se shkaku i vdekjes së foshnjës ishte dështimi i frymëmarrjes nga sindroma e stresit respirator, pra papjekuria e mushkërive, njoftoi sot Klinika e Gjinekologjisë.

“Pas marrjes së rezultateve nga Klinika, familja u thirr në mënyrë të rregullt për t’u informuar personalisht për të gjitha detajet e gjetjes. Për rrjedhën e mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi një komision ekspertësh me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e çdo parregullsie në trajtimin e të porsalindurit. Sipas përfundimit, Klinika do të veprojë sipas të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara për fillimin e mundshëm të procedurave disiplinore brenda afatit të lejuar. Si institucion, shprehim keqardhje të thellë dhe në të njëjtën kohë shprehim ngushëllim për humbjen familjes. Punonjësit e KGJA luftojnë për jetën e shumë fëmijëve çdo ditë, por për fat të keq ndodhin edhe humbje që i përjetojmë jo vetëm si humbje profesionale, por edhe si humbje emocionale”, thuhet në informacionin nga KGJA-së.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha sot në një konferencë për shtyp se është formuar një komision ekspertësh dhe kërkoi që të respektohen procedurat dhe të priten raportet nga të gjitha institucionet para se të nxirren përfundime, duke kërkuar që të mos sensacionalizohet rasti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu