Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të para të votimeve në disa shtete. Trump shkruan se po ecin mirë në të gjithë vendin. ‘Jemi duke ecur vërtet mirë në të gjithë vendin. Faleminderit!’, – shkruan Trump.
Ndërkohë kanë dalë edhe Exit Poll-et e para në dy shtete, Kentucky dhe Indiana, ku Trump udhëheq bindshëm sipas CNN, kjo edhe për faktin se bëhet fjalë për dy shtete që cilësohen si ‘Republikane’.