Dalin pamjet, 4 hajdutë vjedhin me dhunë qendrën tregtare në Tiranë (VIDEO)

Publikohen pamjet e grabitjes së një qendre tregtare në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 13 tetor 2016.

Siç duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, grupi i përbërë nga 4 persona shqyen dyert e dyqanit dhe hyn brenda duke marrë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

Burimet nga Policia e Tiranës thanë për Syri.net se njëri prej grabitësve, siç shihet në pamje, mban në dorë një pajisje që shërben për çakorduar dhe fikur kamerat e sigurisë dhe alarmin, duke i nxjerrë jashtë funksionit.

Video e parë tregon pikërisht grabitjen e qendrës tregtare. Në këtë grabitje, autorët mbushën plot 3 furgonë me televizorë.

Kurse video e dytë i përket datës 20 tetor dhe është një tjetër rast grabitje i një sërë vjedhjesh së bandës që konsiderohet si më e rrezikshmja në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu