Dalin pamjet e bombarduesit më të rrezikshëm të të gjitha kohërave, ja cilës ushtri i përket (FOTO)

Në mediat e huaja kanë ‘lulëzuar’ disa fotografi të një bombarduesi, që poshtë tij, përmban edhe një armë tjetër shumë të rrezikshme. Këto fotografi janë publikuar nga një revistë e formuar nga Qeveria Kineze dhe pamjet besohet të jenë top-sekrete, transmeton Gazeta Metro.

Revista ‘Modern Ships’ publikoi fotografinë në të cilën shihet bombarduesi H-6N.

Siç shkruajnë mediat e huaja këto pamje besohet të jenë top sekrete, duke marrë parasysh se në revistë publikohen vetëm ato detaje të cilat Qeveria do që të merren vesh.

Veç kësaj, në fotografi shihen me të vërtetë detaje të kësaj arme, e cila po konsiderohet shumë e fuqishme dhe e rrezikshme.

Sidoqoftë, nga zyrtarë të Ushtrisë Kineze ende nuk ka pasur ndonjë prononcim, rreth këtyre pamjeve, dhe se a janë të vërteta ato ose jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu