Rojet bregdetare turke nuk lejuan ministrin e Mbrojtjes së Greqisë Kamenos që të vizitojë ishujt e diskutueshëm mes dy shteteve, të cilët turqit i quajnë “kardak” ndërsa grekët “imia”, përcjell Albeu.com.
Mediat greke e cilësojnë këtë veprim një pritë që turqit i kishin ngritur ministrit të tyre nacionalist, ndërsa mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga ngjarja.
Në pamje duket se anijet turke kanë rrethuar të dy ishujt e vegjël shkëmbor, ndërsa një helikopter i rojes bregdetare vëzhgon nga sipër gjatë gjithë kohës.
Ashtu siç janë vendosur anijet turke duket e pamundur që në zonë të hyjë një tjetër anije nëse nuk do të donte të rrezikonte përplasjen fizike apo edhe me armë.
Në këtë mënyrë, Kamenos ka zgjedhur që të largohet duke mos shkelur në ishull ndërsa e ka hedhur në det një kurorë me lule në ndër të pilotëve të vrarë gjatë përplasjeve ne ajër me ushtrinë turke në vitin 1996. /albeu










