Dalin pamjet: Si e përballon Jill Biden kur ia shajnë burrin?

Me gjakftohtësi të plotë, “Zonja e Parë” e SHBA-ve, Jill Biden, iu përgjigj talljeve të qytetarëve pasi e quajtën bashkëshortin e saj “si “presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë”, transmeton InfoShqip.

Siç raporton Independent, gjatë vizitës së saj në Konektikat javën e kaluar, bashkëshortja e Joe Biden nuk është pritur mirë nga të pranishmit, por thirrjeve të tyre ajo ka preferuar t’i përballojë me dashamirësi dhe buzëqeshje.

“Burri juaj është presidenti më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, i bërtiti një burrë Jill Bidenit teksa ajo po hynte në sallonin e akullores Arethusa Farms në zonën e New Haven.

E veshur me një fustan me lule, Jill buzëqeshi, i përshëndeti dhe u tha: “Faleminderit! Faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit!”

E rrethuar nga stafi i saj i sigurisë – ajo kishte të paktën shtatë truproja – zonja Biden injoroi komentet e pakëndshme për burrin e saj.

Por ishte një burrë tjetër që me siguri po i drejtohej asaj: “Ti je rrëmujë”, u dëgjua duke thënë.

Por Jill sërish rezistoi: “Faleminderit!”, madje ka shkaktuar edhe të qeshura tek disa prej të pranishmëve, siç tregon edhe video përkatëse e postuar në rrjetin social Twitter, shkruan gazeta britanike. /tesheshi.com/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu