Dalin pikët e plota që nuk u panë askund, Eugent Bushpepa në vend të tretë

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa u ngjit në skenën e Eurovizion, për të kënduar këngën “Mall” e cila është pëlqyer shumë nga fansat.

Por Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizionit.

Ama nëse do të kthehemi pas në natën e parë kur Eugent Bushpepa kaloi në finale, duhet thënë se në fakt ai mori shumë pikë dhe pse nuk u publikuan.

Në momentin që u lajmëruan finalistët nuk u bënë publike votat e marra nga juria dhe televotuesit.

Faqja e WIWIbloggs’ pas finales ka publikuar dhe renditjen e pikëve të çdo shteti për natën e parë konkurruese ku juria ka vlerësuar Bushpepën me 114 pikë, duke u renditur kështu i treti pas Izraelit dhe Austrisë.

Ndërsa me votat e publikut, Bushpepa është renditur i 11 me 48 pikë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu