Dalin rezultatet e 7 personave të testuar për koronavirus në QKUK

Shtatë persona të dyshuar për infektim nga koronavirusi në QKUK të mërkurën kanë rezultuar negativ në testet e realizuara sot.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“IKShPK njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus. Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu