Dalin rezultatet për Tetovë, 3 mijë vota dallimi në mes Kasamit dhe Rexhepit

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është në epërsi ndaj kundërkandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim(AKI), Bajram Rexhepi, sipas të dhënave të siguruara nga shtabi zgjedhor i VLEN, përcjell INA.

Sipas burimeve të brendshme nga ky koalicion, Kasami aktualisht udhëheq me një diferencë prej rreth 3 mijë votash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet janë ende jozyrtare dhe në pritje të konfirmimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por në VLEN shprehen optimistë për ruajtjen e kësaj epërsie deri në fund të numërimit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu