Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut publikoi raportin lidhur me rastet e reja dhe gjendjen me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë kryer 764 testime, ku kanë rezultuar 100 raste të reja me KOVID-19.
Shkupi prinë me 47 raste, vijon Dibra me 12, Tetova 10, Kavadari 8, Ohri dhe Prliepi me nga 4, Gostivari, Kumanova dhe Velesi nga 3, Koçani me 2 dhe nga 1 rast në Shtip, Kriva Pallankë, Radovish dhe Kërçovë.
Ndërkohë, është regjistruar numër rekord i të shëruarve, edhe ate 551 pacientë.
Ndërsa, 11 veta kanë ndërruar jetë prej të cilëve: 3 pacientë nga Shkupi, 2 nga Dellçeva dhe nga 1 pacient nga Tetova, Gostivari, Kriva Pallanka, Koçani, Demir Hisari dhe Makedonski Brodi.
Nga fillimi pandemisë numri i të prekurëve me KOVID-19 është 85.594, ndërsa të shëruar janë 66.760 veta. Kanë ndërruar jetë 2592 veta, kurse raste aktive janë 16.242.










