Dalja e dobët në komunat me shumicë shqiptare

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 09:00 kanë dalë 2.45% e qytetarëve.

Në vazhdim, do të ju pasqyrojmë daljen e qytetarëve nëpër gjithë komunat, ku Pehçeva është me dalje më të lartë, me 5,17% kurse Konçe ka dalje më të vogël me 0.53%.

Sipas KSHZ-së, në Tetovë kanë dalë 2,21%, në Kërçovë kanë dalë 1,75%, në Kumanovë 3,11%, Pehçevë 5,17%, Shtip 3,36%, Strugë 2,38%.

KSHZ me komunikimin e radhës do të del në ora 11:30 për rezultatet dhe të reja deri ora 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu