Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa dalja e votuesve deri në orën 13:00 në komunat me shumicë shqiptare paraqet dallime të dukshme nga njëra komunë në tjetrën, përcjell INA.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në mesditë dalja më e lartë është shënuar në komunën e Çashkës me 40,74%, ndërsa më e ulëta në Vrapçisht me vetëm 7,23%.
Në komunat tjera shqiptare, përqindja e daljes është si vijon:
• Kërçovë: 24,06%
• Dollnen: 22,12%
• Çair: 21,65%
• Saraj: 21,48%
• Butel: 20,69%
• Bërvenicë: 19,02%
• Tetovë: 18,20%
• Tearcë: 17,57%
• Zhelinë: 17,19%
• Strugë: 16,39%
• Likovë: 15,07%
• Dibër: 13,87%
• Bogovinë: 13,05%
• Gostivar: 11,66%
• Jegunovcë: 17,50%
Në përgjithësi, dalja në komunat me shumicë shqiptare mbetet e ulët krahasuar me mesataren kombëtare, megjithëse pritet që ritmi i votimit të rritet në orët e pasdites.
Autoritetet raportojnë për një proces të qetë dhe pa incidente të mëdha deri në këtë fazë të ditës./INA/