Dallaveret e Vuçiqit, para amerikanëve ndryshe, në Beograd paralajmëron skenarin e zi për Kosovën

Refuzimi i vazhdimit të dialogut nga Prishtina me ndërmjetësim të BE dhe shqyrtimi i çështjeve të akorduara para 7 viteve për asociacionin padyshim përkeqësojnë atmosferën e përtërirë me bisedimet mes dy palëve, ndërsa serbët e Kosovës mund të përballen me skenarin e zi të ngjashëm me vitin 2004 ka tërhequr vërejtjen Vuçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se ajo që po ndodhë është ajo që ai e ka tërhequr vërejtjen me kohë BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare e jo është se shqiptarët mendojnë se serbët nuk duhet të kenë asgjë dhe ata që ju a krijuan shtetin duhet prek tastin dhe Serbia të pranoj pavarësinë

E pastaj do të nxisin një 17 mars të ri, të dëbojnë 95 mijë serbë dhe të përfundojnë punën. tha Vuçiq për TV Pink.

Para 16 viteve në dhunën treditëshe shumë serb pësuan dhe mijëra u dëbuan, u dogjën shumë kisha e manastire dhe mbi 800 shtëpi , shkolla e ambulanca dhe duke mos harruar këtë, asociacioni ishte menduar si mekanizëm institucional që do ju shërbej serbëve.

Ajo që tha kryeministri Hoti se çështja e asociacionit është “e kryer” në vitin 2-13 është argument kundër vetë Prishtinës sepse jemi në 2020 e obligimet e 2013 nuk janë përmbushur.

“Zgjidhja e kompromisit nuk mund të arrihet nëse nuk ndërrojnë thellësisht mendjet e njerëzve në Prishtinë dhe të kuptojnë se gjërat janë ndryshe, Serbia nuk ka më dyert e mbyllura në Uashington dhe nuk mund të llogarisin në mbështetjen qind për qind të atyre që i luhatin në djep. Amerikanët nuk ndryshojnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës por kemi dyer të hapura për veprimin e politikës serbe dhe ideve tona”, tha Vuçiq.

Në konstatimin e medieve se po dëgjohen fjalë që Brukseli e Prishtina po bëjnë “timeaut” deri pas zgjedhjeve amerikane dhe fitores së Bajden, Vuçiq tha se “ e çka pastaj”?

“Nuk kam dyshim se Bruksel dëshiron fitoren e Bajdenit e çka pastaj? Atëherë do bëni presion ndaj Serbisë se duhet të bëjë këtë edhe këtë. Atë që doni nga Serbia nuk jemi të sigurt s mundemi edhe duam. Edhe çka pastaj?”, tha Vuçiq.

Nga ndërmjetësuesit e BE thuhet se takimi i javës së ardhshme do të jetë për “bashkësitë pakicë” e bisedimet e palës serbe për asociacionin nuk përfillen me arsyetimin se agjenda përcaktohet nga palët.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu