Daniel Serwer i reagon kryeministres serbe: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për të destabilizuar Kosovën

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit në një postim në Twitter kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

Serwer iu drejtua Brnabiqit duke i thënë se “askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme”.

E dashura Ana Brnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.

Kryeministrja e Serbisë kishte reaguar ndaj deklaratës së diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent, ndërkohë që ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E Brnabiq kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

I dashur @ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, kishte shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu