Parlamenti danez mbrëmë votoi, pa asnjë votë kundër, për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë.
7500 rekrutë në vit
Gratë daneze do të kryejnë 11 muaj shërbim ushtarak në moshën 18 vjeç, njësoj si burrat e rinj, dhe trajnimi mund të fillojë që muajin tjetër. Deri më tani, gratë mund të bashkohen me stërvitjen ushtarake për 4 muaj, vullnetarisht.
Danimarka përdor një lloj llotarie për shërbimin ushtarak nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë në një vit të caktuar, dhe kjo tani do të përfshijë si burrat ashtu edhe gratë. “Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, forcat e armatosura duhet të tërheqin një numër më të madh rekrutësh”, tha Ministri i Mbrojtjes Lund Poulsen.
Danimarka do të dërgojë 7,500 persona në shërbim ushtarak çdo vit në të ardhmen. Ajo shpreson se kjo do ta bëjë më të lehtë plotësimin e forcave të armatosura aktive, të cilat aktualisht numërojnë 24,000 ushtarë.