DAP kontroll llogarive të Stavrevskit dhe Shilegovit

Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka kërkuar informata të detajuara për gjendjen e xhirollogarive të gjithë anëtarëve të familjes së ish ministrit të financave dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së Zoran Stavreski, por edhe të deputetit të LSDM-së Petre Shilegov.

DAP, në kërkesën e evidentuar në 18 prill, ka kërkuar informata për hyrje daljet e mjeteve financiare në llogaritë e tyre duke përfshirë edhe pranuesin edhe dërguesin e parave, informata për kredi dhe pagesën e kësteve.

Shilegov thotë se është hera e 9-të, që nga 2012, që DAP heton të dhënat për gjendjen pronësore të tij dhe megjithëse asnjëherë nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, sërosht këkorjnë të dhenëa të tjera.

Në pyetjen se a është ky rast i lidhur me rastin ku DAP-i heton gjendjen e pasurisë së ish ministrit Zoran Stavrevski, Shilegov u shpreh“se nuk ka pasur, e as që dëshiron të ketë punë me të”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu