Dashtevski: Në KSHZ kanë arritur 48 ankesa

Votimi po shkon mirë në shumicën e vendvotimeve, por në disa vende janë shfaqur probleme, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.

Ai njoftoi se gjithsej 48 ankesa kanë arritur në KSHZ.

“Ajo që doli si problem është se deri në orën 12:30 në KSHZ janë paraqitur 48 ankesa për mbrojtjen e të drejtave të votës. 26 prej tyre janë pranuar, 4 janë refuzuar për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe 18 janë ende në proces”, tha Dashtevski.

Dashtevski theksoi se ankesat do të bëhen publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu