Dasmë me babanë pas hekurave, djali i Jakupit Krasniqit martohet por pa prezencën e babait

Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të UCCK-së që ndodhet në Hagë, njëherësh ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, i martohet djali. E bija, Gresa, i ka kushtuar një dedikim në rrjete këtij momenti mes gëzimit dhe trishtimit.

“Altini u bë burrë, po martohet sot!

Ne tavolinën e dashnisë do të mungosh ti Babi, njeriu më i rëndësishëm në jetët tona por ne do të festojmë edhe për ty.

Babi do të jeshë pranë nesh, në lutjet tona, në vallzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem!

Do të jesh pranë nesh në mengjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotet qe sigurtisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!

Je kujtimi ynë më i bukur, e njeriu më i pazëvëndësueshëm.

E në orën 4, do të jeshë pjesë e festës falë teknologjisë. Me kaq jemi të lumtur, e me ty shumë krenarë!

E jetojmë çdo ditë me shpresen se shumë shpejt bashkë do të shijojmë lirinë qe aq fort e meriton!

Ty Babi të urojm shëndet ndërsa Altinit dhe Elizabetes dashuri pafund!

Te trashegohen çifti i bukur!”, shkruan e bija Gresa. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu