Pas ngritjes së aktakuzave nga Gjyakata Speciale ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ka reaguar edhe deputeti AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan Kosova Post.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë edhe dy fotografi ku shihet së bashku me Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes këtyre fotografive Haradinaj ka shkruar edhe një mbishkrim ku thuhet: “Do të ktheheni edhe më të fortë!”









