Dauti bind Mickoskin ta vizitojnë Nerovën për të gjetur zgjidhje për shkollën

Problemi shumëvjeçar i shkollës në Nerovë pritet të marrë zgjidhje konkrete. Kryeministri është bindur për rëndësinë e kësaj çështjeje dhe ka pranuar ftesën time për t’u angazhuar seriozisht në këtë drejtim. Ai madje ka propozuar që të shkojmë së bashku në vendngjarje, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së mungesës së kushteve për mësim në këtë zonë, dhe shpresoj që Kryeministri do ta mbajë zotimin e tij. Nisur nga përgjegjësia që kemi si përfaqësues të qytetarëve, e ftoj publikisht që të caktojmë sa më parë ditën dhe kohën e vizitës në Nerovë.

Aty, në prani të banorëve, drejtuesve të shkollës dhe autoriteteve lokale, do të angazhohemi së bashku për të gjetur zgjidhjen më të mirë, me qëllim që nxënësit e Nerovës të mësojnë në një objekt të ri dhe me kushte dinjitoze.

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të shoqërohet me veprim. Kjo vizitë do të jetë një hap konkret drejt realizimit të këtij qëllimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu