Ministri i financave, Dragan Tevdovski, në seancën e parë plenare për rebalancin e buxhetit, para deputetëve e arsyetoi qëllimin e ndryshimeve. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së ekspozenë e përcollën me transparente të ngritura me porosi se “po shkurtohet nga Maqedonia”, duke folur për shumat për të cilat është parashikuar që të shkurtohen me rebalancin e buxhetit.
Tevdovski tha se qëllimi kryesor i rebalancit të buxhetit është që të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe të përkrahen ndërmarrjet e vendit.
Rebalanci siguron para për rritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë, zgjidhjen e çështjes së punëtorëve të falimentuar, përkrahjen e ndërmarrjeve dhe bujqve dhe heqjen e takës së radiodifuzionit – tha Tevdovski./InfoShqip.com










