Debati i flaktë në PD, cili deputet i ktheu fjalën Sali Berishës dhe i mbylli gojën të ‘shiturve’?

Sipas Berishës, ortakëria mes Olsi Ramës dhe Endri Meksit ka vënë nën kontroll lojërat e fatit, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista, mëson “Panorama”.

Megjithatë, fjalët e Berishës nuk kanë kaluar pa reagim. Ka qenë deputeti Myslim Murrizi, ai që ka kërkuar që demokratët të nisin me akuza nga vetja e tyre dhe më pas të kalojnë tek kundërshtarët.

Murrizi ka kujtuar faktin që ish-funksionarë të PD-së si, Ridvan Bode, Keltis Kruja dhe Fabian Topollaj, marrin tendera nga qeveria.

Pjesë nga debati Berisha-Murrizi

Sali Berisha:

Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i Kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit. Është shumë e thjeshtë, Olsi Rama është bashkortak në kompaninë “Pegasus Communication”. Kjo kompani është në pronësi të Endri Meksit, i cili njihet dhe dihet që është ortak dhe mik i Olsi Ramës…
Myslim Murrizi:

Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Pse nuk flasim për shoferin e Bodes dhe vëllain e Keltis Krujës?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu