Debutoi me Kombëtaren shqiptare kundër Turqisë, tani mesfushorin e duan klube të mëdha europiane

Me debutimin në Kombëtaren shqiptare, karriera e Kamer Qakës pësoi një ngritje të pabesueshme.

Ai është vetëm 22 vjeç dhe deri këtë verë nuk njihej nga askush jashtë Norvegjisë, ndërsa tani Qaka ka rënë në sytë e shumë klubeve të njohura europiane.

Zyrtarët e Iashit, klubit të tij aktual konfirmojnë për “ProSport.ro” se CSU Krajova dhe Braga kanë shprehur interes, ndërsa ka zëra se në janar edhe Steaua e Bukureshtit dhe CFR Kluzhi, do të bëjnë një ofertë.

Nuk dihet kë do zgjedhë talenti shqiptar, por e sigurt është shumë shpejt atë do tas shohim të luajë në nivele shumë herë m të larta se ku është aktualisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu