Dega e LR-PDSH në Dibër më kryetar të ri, Fetahu: Jemi unik, po mobilizohemi

LR-PDSH dega Dibër dje mbajti kuvendin e saj zgjedhor ku u zgjodh organe të reja partiake dhe kryetari i ri i degës, që është Ilirijan Fetahu profesor pranë gjimnazit të qytetit.

Fetahu ka theksuar se Kuvendi tregoi unitetin dhe gatishmërinë për tu mobilizuar për fitore në zgjedhjet e radhës, por për të qenë edhe një korrektor për pushtetin. Nga kjo parti u theksua se kuvendi i djeshëm dëshmoi se nuk ka përçarje, por vetëm unifikim, në një proces demokratik zgjedhor partiak. Në këtë kuvend ka qenë i pranishëm edhe lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela dhe anëtarë të kryesisë./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu