Dëgjohen disa shpërthime të fuqishme! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?! (VIDEO)

Gjatë fjalë së liderit të demokratëve Lulzim Basha janë dëgjuar dy apo tre zhurma të fuqishme në mes të sheshit.

Mesa duket disa nga protestuesit kanë hedhur kapsolla të fuqishme drejt kryeministrisë, e cila është “fortifikuar që ditën e djeshme me një skelë që mbron intalacionin në hyrje të godinës.

Shpërthimet kanë qenë të fuqishme, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm.

Në vendin ku ka plasur njëra nga kapsollat, ka qenë një grup vajzash, efektivë të shqiponjave. Pas ngjarjes dhe me urdhër të drejtorit Ardir Veliu, vajza janë zhvendosur dhe aty është vënë një efekvit mashkull.

Më poshtë mund të shihni videon e siguruar nga Express.

Pas plasjes së kapsollave, nga ajo zonë është larguar edhe drejtuesi i policisë së Tiranë Ardi Veliu si dhe kreu i komanduar i policisë së shtetit Rebani Jaupaj.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu