Ditën e djeshme deputeti i PD-së, Myslim Murrizi postoi një foto në profilin e vet në facebook ku denonconte një rast të abuzimit me zyrat e shteti, ku dy punonjëse të policisë së Lushnjës ngrinin këmbët mbi tavolinë gjatë orarit të punës.
Kjo foto solli mjaft reagimi në media, ndërsa sot reagon sërish deputeti.
Ai duke dashur të ironizojë me një foto të kryeministrit Rama i cili ka ngritur këmbët mbi zyrën e vet, degradon me fjalorin duke shkruar se u bën thirrje punonjëseve të shtetit t’i ngrënë këmbët sa të duan dhe si të duan duke marrë shembull shefin e tyre.
Gazeta Express










