“Unë kam ndryshuar dhe nuk turpërohem, vetëm gomarët nuk ndryshojnë”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke arsyetuar ndryshimin e qëndrimit të tij për Kosovën, shkruan gazeta serbe Blic.
Vuçiq ka theksuar se dëshiron që lidhur me Kosovën, të nisë një rrugë të re, duke shtuar se nuk do të lëshojë pe edhe pse serbët ende nuk janë të gatshëm për një gjë të tillë, transmeton Gazeta Lajm.
“Është lehtë të thuash- shkoni luftoni për Kosovën. Kjo na ka sjellë gjithmonë luftë. Dëshiroj të fillojmë një rrugë të re për Serbinë. Dëshiroj që haptazi dhe fer të të bisedojmë për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, ka theksuar presidenti serb. Ai ka nënvizuar se nëse dy palët nuk janë të gatshme të humbin diçka, konflikti do të zgjasë gjithmonë dhe kjo do të dëmtojë edhe Serbinë edhe Kosovën.