“Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Politico.
“Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Ai ka shtuar se nuk ishte në dijeni që Shtetet e Bashkuara kishin vonesa në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj Kombeve të Bashkuara, por është shprehur i bindur se mund ta “zgjidhë problemin shumë lehtë”.
Sipas Trump, mjafton që OKB-ja ta kërkojë një gjë të tillë për të bindur edhe vendet e tjera të paguajnë detyrimet e tyre. “Nëse do të vinin te Trump dhe do t’ia thoshin, do t’i bëja të gjithë të paguanin, ashtu siç bëra që të paguante NATO-ja”, theksoi ai.
“Gjithçka që duhet të bëj është t’i telefonoj këto vende dhe ata do të dërgonin çeqet brenda pak minutash”, përfundoi Trump.










