Deklarata e fortë e Behgjet Pacollit: Dy shtete të mëdha do njohin Kosovën

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se shumë shpejt, dy shtete të mëdha do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pacolli u shpreh se aktualisht, këto dy shtete e njohin pasaportën e Kosovës dhe shtoi se emrat do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike.

Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu