Deklarata e Kasamit pas takimit me Xhes Bejlin

Drejtuesit e Lëvizjes BESA, kanë realizuar takim me ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.

Pas takimit kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se në takim ata kanë sqaruar situatën në të cilën gjendet Maqedonia pas zgjedhjes së qeverisë së re, veçanërisht funksionimin e shumicës së re parlamentare, funksionimin e parlamentit dhe pozicionin e Lëvizjes BESA, karshi proceseve të cilat po ndodhin dhe do të ndodhin në të ardhmen.

“Është një komunikim i rregullt të cilin ne kemi venduar dhe vazhdojmë të kemi me diplomat të huaj që ashtu siç kontribuuan në përkrahjen e ndryshimit transferim të qetë të pushtetit, që të kontribuojnë edhe më tej bashkërisht me ndihmën e tyre të ndërtojmë një pushtet dhe të mos lejojmë që të na kthehet dhe të na ndodh ajo që na ndodhi gjatë qeverisjes VMRO-BDI”, deklaroi pas takimit Kasami.

Ai shtoi se SHBA i përkrahin proceset reformuese në Maqedoni dhe edhe më tutje do të jenë në krah të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, që Maqedoni t’i kthehet rrugëtimit të saj euroatlantik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu