Marcelo Lipi, ish-trajneri i Juventusit, i fundit që i ka sjellë Ligën e Kampioneve bardhezinjve në vitin 1996, beson se sivjet mund të jetë viti i duhur për të thyer hegjemoninë e torinezëve në Itali dhe këtë mund ta bëjë vetëm Napoli.
Fakti që Juventusi është i fiksuar te Liga e Kampioneve, kjo mund të ndihmojë Napolin, ndonëse skuadra e Sarrit duhet të jetë e kujdesshme në llogari.
Napoli vuan faktin se nuk ka një pankinë të gjerë, si Juventusi, por ka uri dhe stimujt e duhur, ndonëse faza e dytë duket më e gjatë sesa e para. Nëse ka një ekip që mund ta thyejë Juven, sivjet e bën vetëm Napoli, por ata duhet të mos shpenzojnë shumë energji në Ligën e Europës, ndryshe bëhet e vështirë”, deklaroi Lipi.









