Në Recicë të Tetovës po zhvillohet takimi i kryesisë së partitë së BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se, në këtë mbledhje do të disktutohen të gjitha materialet dhe dokumentet të cilat kanë dalë nga bisedimet me LSDM-në për formimin e qeverisë.
Osmani deklaroi se në këtë mbledhje nuk do të merret ndonjë vendim lidhur me nënshkrimet për mandatin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai theksoi se bledhja mund të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme./ina