Deklarata e Zoran Zaevit pas votimit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe bartësi i listës në zonën e katërt zgjedhore, pas votimit në Strumicë, theksoi se dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë.

“Dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë dhe për Republikën e Maqedonisë, është dita kur zgjedhim jetën dhe ardhmërinë e vendit tonë.

Sot është dita kur zgjedhim Maqedoninë e përparuar, të lirë dhe të bashkuar, dhe hapi i parë drejt asaj është vullneti i qytetarëve i shprehur lirshëm.

Shpresoj se sot do të ndodhë kjo”, theksoi Zaevi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu