Deputeti socialist Pandeli Majko dhe ish- ministri Saimir Tahiri mbajtën një takim me strukturat e PS ne Kombinat. Majko ka komentuar edhe kërkesën e opozites per qeveri teknike dhe blerje te votave.
Ai ka përdorur ironine per te thënë qe edhe nese do behet qeveri teknike, PS mundet t’i bleje votat.
“S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në cadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor.
Nëse duan qeveri teknike është tek komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nëse vjen qeveria teknike, meqenëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim”, tha Majko./Albeu.com/