Deklarata skandaloze e Edi Ramës: Për mua italianët janë shqiptarë të veshur me “Versace”

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tre ditë para finales së madhe të “Conference League” në stadiumin “Air Albania” mes Romës dhe Roterdam Feyenoord, tha se shqiptarët dhe italianët janë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet dhe se ka gjak venecian, transmeton InfoShqip.

Unë kam një shpirt italian, gjyshja ime kishte gjak venecian, falë saj mësova gjuhën tuaj. Për mua italianët janë shqiptarë të veshur me “Versace”. “Ne jemi vërtet të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”, tha Rama.

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere dello Sport, ai është shprehur se finalja e “Conference League” është një mundësi e madhe për Shqipërinë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu